Edhe pse merkato e verës u mbyll më datën 1 shtator, për klubet ekziston ende mundësia të përforcohen, duke transferuar futbollistë që janë të lirë, pa skuadër. Disa prej tyre janë emra të mëdhenj dhe me peshë.
Karim Benzema është një nga emrat më të spikatur në tregun e lojtarëve të lirë. Sulmuesi francez 38-vjeçar e ka përfunduar aventurën e tij te Al-Hilal dhe vazhdon të kërkojë një klub të ri.
Jadon Sancho duhej të ishte tnai në kulmin e karrierës, por 26-vjeçari ka mbetur pa skuadër, pasi i mbaroi kontrata te Manchester United dhe pas disa huazimeve rresht të dështuara në klubet e tjera. Pasi Monaco i bëri dalje në fund të sezonit të kaluar, Paul Pogba është lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi të ri.
Dani Carvajal është një tjetër emër i madh i disponueshëm. Pas një periudhe të gjatë te Real Madrid, 34-vjeçari nuk ka gjetur ende një klub të ri. Emra të tjerë të njohur që janë pa skuadër janë edhe Ryad Mahrez, Raheem Sterling, Anthony Martial, Wilfried Zaha, Oleksandr Zinchenko e Raphaël Guerreiro.
The post Nga Pogba e Jadon Sancho te Benzema dhe Icardi. 10 emra të mëdhenj që janë ende pa skuadër dhe mund të transferohen si lojtarë të lirë appeared first on Telesport.
