Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) është një nga mbrojtësit kryesorë të SHBA-së kundër kërcënimeve të huaja. E vërteta është se ne nuk shohim gjithmonë shumë nga puna që bën kjo agjenci për ta mbrojtur SHBA-në. Megjithatë herë pas here, ata lejojnë publikun të hedhë një vështrim të vogël brenda.
Më posht i keni disa fakte interesante e “sekrete” rreth CIA-s:
- CIA kaloi disa transformime para se të bëhej agjencia që njohim sot
Para Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja, si shumica e vendeve, nuk kishte një agjenci të caktuar inteligjence. Pas luftës, në vitin 1941, gjërat ndryshuan me formimin e Zyrës së Koordinatorit të Informacionit (COI).
Një vit më vonë, COI u riemërua si Zyra e Shërbimeve Strategjike (OSS).
Në vitin 1945, OSS u shndërrua në Njësinë e Shërbimeve Strategjike (SSU), më pas në Grupin Qendror të Inteligjencës në 1946, dhe më në fund në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në vitin 1947.
- Ka një Starbucks të veçantë dhe super-sekret në selinë e CIA-s
Agjentët e CIA-s, ashtu si të gjithë të tjerët, kanë nevojë për dozën e tyre të kafeinës. Për këtë shërben Starbucksi në zemër të selisë në Langley.
Por ky nuk është një dyqan i zakonshëm. Ai quhet “dyqani numër 1”, dhe këtu askush nuk të pyet për emrin për ta shkruar në gotën tënde.
- Ata hodhën themelet për teknologjinë që çoi në krijimin e Google Earth
Google Earth është sot i domosdoshëm për të eksploruar botën, por kjo teknologji u bë e mundur falë CIA-s. Në vitin 2003, CIA investoi në një kompani të quajtur Keyhole, e cila po zhvillonte një sistem 3D që përdorte satelitë për ta hartuar Tokën.
Google më vonë e bleu kompaninë dhe kështu lindi Google Earth.
- Jo të gjithë ata që punojnë për CIA-n janë në misione sekrete
Harroni atë që shihni në filma. Puna në CIA nuk është gjithmonë rreth spiunëve dhe misioneve të fshehta. Një pjesë e punonjësve janë bibliotekarë, sekretarë, kontabilistë, analistë dhe inxhinierë. Ata punojnë orar zyre nga 9 deri në 5.
Edhe pse duhet të mbajnë të fshehta detajet e punës, nuk kanë pse t’u gënjejnë familjarëve për vendin ku punojnë.
- Ish-agjentët nuk mund të zbulojnë sekrete edhe pasi dalin në pension
Fakti që nuk punon më për CIA-n, nuk do të thotë se mund të flasësh lirshëm për operacionet e saj.
Nga momenti që fillon punë, nënshkruan një kontratë që thotë se nuk mund të publikosh asgjë pa miratimin e agjencisë. Bordi i rishikimit të publikimeve të CIA-s lexon çdo material të shkruar nga ish-apo punonjës aktual për të siguruar se nuk po zbulohet asgjë e ndaluar.
- Agjencia kishte një rrjet burgjesh sekrete
Në fillim të vitit 2002, gazetarët zbuluan ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s, të quajtura “black sites”. Raportet tregonin se agjencia mbante ilegalisht të arrestuar dhe torturonte persona në këto burgje.
Këto vende sekrete gjendeshin në Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, dhe vetëm disa zyrtarë të lartë e dinin vendndodhjen e tyre.
Në vitin 2006, pasi u kapën, Qeveria amerikane u detyrua t’i mbyllte.
- Tentimi për të krijuar mace spiune
Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA ishte e gatshme të provonte gjithçka.
Një program i quajtur “Acoustic Kitty” përfshinte implantimin e pajisjeve dëgjimi tek macet për t’i futur në bazat armike. Implantimi ishte pjesa më e lehtë — problemi ishte se macet, siç e dinë të gjithë, nuk e kanë zakon të ndjekin urdhra.
Projekti u braktis.
- CIA stërviti zogj për të spiunuar bazat armike
Së pari u krijua një kamerë shumë e vogël dhe e lehtë për t’u mbajtur nga një zog.
Përmes “Operation Tacana”, ata i vendosën kamerat mbi pëllumbat dhe i lejuan të fluturonin mbi territoret armike.
Pëllumbat ishin spiunët perfektë, sepse kishte aq shumë sa askush nuk dyshonte. Dhe ndryshe nga macet, ata ktheheshin me fotografitë.
- CIA ka punësuar magjistarë
Jo për festa ditëlindjesh, por për t’u mësuar agjentëve truke të përdorshme në terren.
Një nga magjistarët ishte John Mulholland.
Këshillat e tij u botuan më vonë në “Manualin Zyrtar të CIA-s për Mashtrim dhe Mashtroje”, që përfshin instruksione për ndërrimin e objekteve apo komunikimin sekret me partnerin.
- CIA ka muzeun e saj, por ti nuk mund ta vizitosh
Në selinë e CIA-s në Langley ndodhet Muzeu i CIA-s, që ekspozon pajisje të spiunazhit dhe artefakte nga dekada misione.
Fatkeqësisht, nuk është i hapur për publikun — por një tur virtual mund të shihet në faqen e agjencisë.
The post Nga punësimi i magjistarëve, deri te trajnimi i kafshëve – disa fakte “sekrete” rreth CIA-s appeared first on Alsat.
