Pas mos kualifikimit për në Champions League për në sezonin e ri, Juventus pritet të bëjë ndryshime të shumta në ekip gjatë merkatos së verës. Gazzetta dello Sport zbulon disa nga emrat kryesor që po ndjekin bardhezinjtë për të transferuar gjatë verës.
Emri i parë në listë është ai i Brahim Diaz. Marokeni luajti një rol dytësor në sezonin e fundit te madrilenët dhe është hapur për një aventurë të re. Përveç shifrës mbi 60 milionë euro që kërkon Real Madrid, problemi tjetër për Juventusin është se marokenin e kërkon edhe ish-klubi i tij, Man. City.
Emra të tjerë, janë Alisson Becker për portën, Kim Min-Jae për mbrojtjen, të cilin Luciano Spalletti e njeh mirë që nga koha kur drejtonte Napolin. Për sulmin, Juventus ka zgjedhur dyshen franceze, Kolo Muani dhe Jean-Philippe Mateta. I pari ka luajtur për gjysmë sezoni te bardhezinjtë, ku ishte i huazuar nga PSG. I dyti, ishte në janar shumë pranë transferimit te Milan, por në fund marrëveshja dështoi për shkak të problemeve të shfaqura prej tij në testet mjekësore.
The post Nga “rezervistët” e Real Madridit dhe Bayern-it te rikthimi i bujshëm në sulm. Planet e Juventusit për verën appeared first on Telesport.
