Në vitet e fundit, ndryshe nga e kaluara, futbolli ka njohur transferime të bujshme dhe të kushtueshme të qendërmbrojtësve. Ata janë baza e ndërtimit të një skuadre fituese.
Emra si Van Dijk, De Ligt apo Gvardiol kanë qenë disa nga emrat surprizues, të cilët janë shitur për 75, 85 dhe 100 mln euro në tregun e transferimeve.
Vera e vitit 2025 pritet të sjellë disa lëvizje po kaq spektakolare, me klube si Real Madrid, Liverpool dhe Bayern në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar qendërmbrojtësin e madh të radhës.
Emri më i përmendur i momentit është ylli i Arsenalit, William Saliba, i cili kushton rreth 100 mln euro. Ai është qendërmbrojtësi më në formë i këtij sezoni dhe mund të transferohet te Real Madrid.
Alternativa të tjera bindëse dhe njëkohësisht të kushtueshme janë Alessandro Bastoni (Inter), Christian Romero (Tottenham), Bremer (Juventus), Castello Lukeba (Leipzig) dhe Giorgio Scalvini (Atalanta).
Vlera e tyre e përafërt në treg është thuajse e njëjtë, 55 deri në 65 mln euro. Disa prej tyre pritet të lëvizin në merkaton e verës, pasi ofertat kanë filluar që tani.
The post Nga Saliba te Bastoni, kjo është lista e qendërmbrojtësve më të kërkuar në Europë appeared first on Telesport.
