Bild ka zbuluar së fundmi listën me 10 trajnerët më të paguar, që drejtojnë ekipet kombëtare. Në listë bëjnë pjesë edhe 4 trajnerë që nuk kanë shumë kohë në drejtim të kombëtareve të tyre respektive, si Jurgen Klopp, Jorge Jesus, Zinedine Zidane dhe Xavi Hernandez. Të katërt kanë filluar punën pas Botërorit.

Carlo Ancelotti kryeson këtë renditje me një pagë vjetore të vlerësuar prej 10 milionë eurosh. Pasi mori drejtimin e Brazilit në maj të vitit 2025, italiani e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2030.

Jürgen Klopp renditet i dyti me rreth 7 milionë euro në vit. Mauricio Pochettino që drejton SHBA-në, plotëson podiumin me një pagë prej 6,8 milionë eurosh. Thomas Tuchel renditet i katërti me 6 milionë euro në vit.

I pesti renditet kampioni i botës me Spanjën, Luis de la Fuente, i cili me kontratën e re, të rinovuar pak ditë më parë, fiton 5 milionë euro. Jorge Jesus renditet i gjashti me 4 milionë euro.

Zinedine Zidane renditet i shtati me vetëm 3.6 milionë euro. Pjesë e dhjetëshes së parë janë Xavi Hernandez me 3 milionë euro, Lionel Scaloni me 2.3 milionë euro dhe Ralf Rangnick me 2 milionë euro.

The post Nga Xavi e Zidane deri te Ancelotti, ja 10 trajnerët e kombëtareve më të paguar appeared first on Telesport.