Juan Sebastian Veron vlerëson jashtëzakonisht Nico Paz, duke e konsideruar një talent të rrallë, me potencial për të shënuar një epokë: “Nico Paz ka talent të jashtëzakonshëm. E ardhmja është e tij, nëse vazhdon të sillet si profesionist. Në moshën 22-vjeçare, gjëra të tilla kam parë të bëjnë vetëm Messi dhe Diego Armando Maradona. Nuk them se do të arrijë nivelet e tyre, por ka cilësitë për ta provuar”.

Veron veçon personalitetin dhe natyrshmërinë e lojës së tij: “Shokët ia pasojnë topin edhe kur është i markuar, sepse e dinë që do ta kalojë kundërshtarin. Është lider, vendos ritmin dhe drejton lojën. Nico Paz është si një Veron i zhvendosur 20 metra më përpara”.

Për Mastantuono, ish-kapiteni argjentinas thotë: “Ka cilësi të jashtëzakonshme, driblon lehtësisht, është i shpejtë dhe guximtar. Është më pak i pjekur se Nico, por kjo është normale, pasi është tre vjet më i ri”.

Veron paralajmëron se presioni dhe krahasimet mund t’i dëmtojnë talentet: “Në Argjentinë kemi shkatërruar shumë numra 10 me krahasimet me Maradonën dhe Sivorin. Duhet qetësi, durim dhe pak fat. Janë dy djem që na bëjnë të ëndërrojmë. Mjafton t’i lëmë të rriten të qetë”.

The post “Nico Paz bën gjëra si Maradona dhe Messi. Edhe Mastantuono driblon mrekullisht. Janë të mëdhenj, por lërini të qetë” appeared first on Telesport.