Të shtunën, skuadra e Borussia Dortmund do të luajë në fushën e Gladbach, ekipit që renditet në fund të tabelës në Bundesliga. Skuadra e drejtuar nga trajneri Niko Kovac udhëheq renditjen bashkë me Bayern, me nga 21 pikë secila të grumbulluara pas 9 javësh kampionat.
Skuadra e trajnerit kroat mbetet e pamposhtur në kampionat, duke pësuar vetëm shtatë gola dhe duke pasur kështu mbrojtjen më të mirë në ligë. Në prag të kësaj sfide, Niko Kovac tha: “Nuk mund ta lejojmë veten të humbim kohë për t’u futur në ritëm”.
“Kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur këtë vit. Në këto takime, duam të konsolidojmë pozicionin tonë në krye të Bundesliga. Skuadrat e tjera po ushtrojnë presion nga pas. Duhet të jemi gati të shënojmë që në momentin e parë“, shtoi më tej kroati.
Ndeshja e së shtunës shënon fillimin e një periudhe tjetër intensive për Dortmund, që do të përballet me tetë ndeshje brenda 29 ditëve, para pushimit dimëror. Hyrja më e shpejtë në ritmin e lojës është bërë një temë gjithnjë e më e theksuar për Dortmund.
Të dhjetë golat e fundit të këtij ekipi në Bundesliga janë shënuar të gjithë pas pjesës së pare. Një ecuri e pazakontë, të cilën Kovac do të dëshironte ta ndërpriste që në ndeshjen ndaj Gladbach. “Nëse arrin të kalosh në avantazh herët, loja hapet shumë më shpejt,” u shpreh Kovaç.
Deri më tani, kjo tendencë nuk ka ndikuar negativisht në rezultatet e Dortmund, por e ka detyruar shpesh skuadrën të tregohet e duruar përpara se të gjejë rrugën drejt golit. Në pesë nga nëntë ndeshjet e këtij sezoni në Bundesligë, Dortmundi ka shkuar në pushimin e ndeshjes pa arritur të shënojë.
The post Niko Kovac: Asnjë nënvlerësim rivalëve, duhet të mësohemi që të shënojmë më shpejt appeared first on Telesport.
