Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nis seanca gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.
Seanca e sotme ka nis me vonesë, ajo ishte paraparë të nis në 09:30, por ka nis në ora 10:00, ndërsa transmetimi bëhet me 45 minuta vonesë.
Në seancën e sotme pritet të shpalosen deklaratat hyrëse. Por, mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu kanë paralajmëruar se nuk do t’i paraqesin deklarata hyrëse në fillim të gjykimit. Ata kanë deklaruar se do ta rezervojë të drejtën që të deklarohet më vonë gjatë procesit gjyqësor.
The post Nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë appeared first on Alsat.
