Kampionati amator FSHF Sunday League ka nisur sezonin e ri në Korçë, ku këtë vit marrin pjesë 9 ekipe, të cilat do të garojnë për titullin kampion.

Java e parë ka sjellë ndeshje të luftuara dhe rezultate interesante, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të futbollit amator në këtë qytet.

Rezultatet e javës së parë janë:

B3K 2–0 KF Pendavinji

FC Radeneci 3–1 All Stars FC

Bulgareci 3–2 Francezët

Iron Sharp 2–0 Helzag

KF Kalaja ishte skuadra pushim në javën e parë.

Kampionati do të zhvillohet në 9 javë, ndërsa në përfundim të fazës së rregullt, katër skuadrat e para të renditjes do të përballen në fazën play-off, ku do të përcaktohet fituesi i këtij sezoni.

FSHF Sunday League vijon të krijojë hapësira për zhvillimin dhe promovimin e futbollit amator, duke nxitur pjesëmarrjen, konkurrencën sportive dhe pasionin për futbollin në komunitetet lokale.

The post Nis kampionati FSHF Sunday League në Korçë. Ja ekipet pjesëmarrëse dhe rezultatet e javës së parë appeared first on Telesport.