Në Shkup ka nisur protesta e studentëve, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Protesta ka nisur në hyrje të Urës së Gurit, do të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Bilall Kasami nga VLEN
“Sigurisht që përkrahim çdo protestë të studentëve dhe ashtu siç e kemi deklaruar, që nga kryeministri dhe eksponentët të tjerë të qeverisë, ne garantojmë që kjo çështje do të zgjidhet ashtu siç duhet. Por është ironike që partitë opozitare, veçanërisht BDI, sot ka dalë në përkrahje të studentëve, për problemet që ajo ua la këtyre studentëve”, tha Kasami.
