Në Gjykatën e Tetovës nisi procesi ndaj 4 personave fizik dhe 1 juridik për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Të akuzuarit u thanë se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen. Në seancën e sotme të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit, bashkë me mbrojtësit e tyre ligjor, ndërsa munguan përfaqësuesit nga Ministria e Kulturës. Pasi prokurori lexoi një pjesë të dëshmive të akuzës, seanca u ndërpre kur në lexim i erdhi radha akuzës ekonomike, për të cilën, mbrojtësit e të akuzuarve, kërkuan që të thirren ekspertët dhe të merren në pyetje për ekspertizën ekonomike si dhe objektin e ndërtuar deri në këtë fazë. Në seancën e radhës që do të mbahet më 10 dhjetor pritet të dëshmojnë tre ekspertët që kanë përgatitur ekspertizën ekonomike të kësaj lënde, Kire Kostov, Gordana Angjelovska dhe Divna Stanceva. Për keqpërdorime në ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës së Tetovës, akuzohen personi juridik “Urban Plan” si dhe personat fizik Sejdi Shasivari, Haki Fazliu, Artan Arsllani dhe Bujar Muça. Sipas akuzës, dëmi që kanë shkaktuar arrin mbi 13 milion euro. /Alsat.mk
The post Nisi procesi gjyqësor për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës/Akuzohen katër persona fizik dhe një juridik appeared first on Alsat.
