Neymar po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Europë. Kontrata e brazilianit me Santos përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, ndaj do të kthehet përkohësisht tek Al-Hilal.

Megjithatë, Neymar nuk ka të ardhme tek ekipi arab, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri. “Mundo Deportivo” raporton se agjentët e Neymar kanë nisur bisedimet me dy klube të Serie A, për një transferim të mundshëm të brazilianit në janar drejt Italisë.

Bëhet fjalë për Interin dhe Napolin, të cilat po e shqyrtojnë seriozisht nënshkrimin e tij. Neymar po bën gjithçka ç’të jetë e mundur për të rigjetur formën e dikurshme dhe për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës.

Carlo Ancelotti është treguar i qartë me të, nëse do jetë në formë, sigurisht që Neymar do jetë pjesë e Brazilit për Botërorin. “Kur është në formë të mirë, Neymar ka cilësinë për të luajtur jo vetëm për ekipin kombëtar, por për çdo ekip në botë”, tha Ancelotti, gjatë konferencës së fundit për shtyp.

The post Nisin kontaktet e para, Inter dhe Napoli në garë për transferimin që do surprizojë botën e futbollit appeared first on Telesport.