Edhe pse disa nga eventet sportive kanë dy ditë që kanë filluar, të premten në mbrëmje ka nisur zyrtarisht edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, një event që zhvillohet në Itali.
Eventi më i madh sportiv i disiplinave të dëborës, që pritet të jetë mjaft interesant dhe emocionues, me mijëra sportistë që garojnë për medaljen e artë olimpike. Një event ku përfaqësohet edhe Shqipëria me objektivat e saj.
Ceremonia e hapjes po zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos, ku janë të pranishëm mbi 70 mijë spektatorë. Pas spektaklit që do të paraqesin organizatorët do të bëhet edhe parakalimi i sportistëve pjesëmarrës.
Në këtë Olimpiadë, vendi ynë do të åërfaqësohet me 4 sportistë: Ata janë: Lara Colturi, Samire Dauti, Lisa Brunga dhe Denis Xhepa, të gjithë në garat e skive alpine. Sportistë që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Olimpiadë falë pikëzimit dhe paraqitjeve të tyre në garat e fundit.
The post Nisin Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”, në stadiumin San Siro zhvillohet ceremonia e hapjes appeared first on Telesport.
