U hodh gurthemeli i ndërtimit të autostradës Bukojçan-Kërçovë prej 12km. Kjo autostradë është pjesë e Korridorit 8 dhe fillon aty ku përfundon autostrada Kërçovë-Ohër, ndërsa lidhja bëhet në fshatin Krushin.

Kjo pjesë e autostradës do të lidhet me autostradën Bukojçan – Gostivar, e cila po punohet momentalisht.

Ministri I Transportit dhe Lidhjeve Aleksandër Nikollovski tha se terreni është i vështirë dhe se po punohet me ekspert të fushës, ndërkaq përmendi edhe hapjen e autostradës Kërçovë-Ohër së shpejti.

“Kjo është autostrada nga Kërçova në Bukojçan. 12km shumë të rëndësishme që do t’i japin arsye lidhjes së përgjithshme të autostradave, jo vetëm nga Shkupi në Ohër nëpërmes Tetovës, Gostivarit, Kërçovë dhe Strugës, por të gjithë Korridorit 8, sepse me këtë lidhje të autostradës i gjithë korridori merr kuptim. Jo rastësisht e zgjodhëm këtë lokacion për nisjen e punimeve siç e shihni binën e vendosëm aty ku përfundon autostrada Kërçovë-Ohër”, u shpreh Aleksandër Nikolloski – ministër i Transportit.

Projekti parasheh të ketë nga dy korsi në të dy anët dhe korsi për ndalim, ndërsa shpejtësia do të jetë 110km deri 130km në orë, në këtë autostradë do të ketë 5 ura, 2 viadukte dhe dy lidhje.

“Autostrada nga Kërçova në Bukojçan do të ndërtohet në dy faza, Kërçovë- Cërvicë 6.5 km dhe Cërvicë- Bukojçan rreth 5 km. Në rrjedhën e procedurës nga publikimi i tenderit kemi pasur një mbështetje të pa rezervë të BERZH, kemi pasur rreth 1000 parcela të kadastrës, në fazën e parë rreth 500 dhe janë eksproprijuar 97% e parcelave, kanë mbetur vetëm 15 parcela”, potencoi Koce Trajanovski – drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

Kryeministri Hristijan Mickosvki tha se Qeveria synon që Maqedonia të zhvillohet si kryqëzim i dy korridoreve pan-evropiane, Korridorit 8 dhe Korridorit 10, përmes investimeve në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të gazit.

“Filluam me tre shtylla por duke kaluar koha, qëllimi jonë u zgjerua dhe sot flasim për katër shtylla, ajo është që të jemi udhëkryq të dy korridoreve Europiane ata janë Korridori 8 dhe Korridori 10 në infrastrukturë rrugore , pastaj infrastruktura hekurudhore, infrastruktura energjetike dhe infrastruktura e gazit. Në këtë mënyrë gjeostrategjia po bëhet diçka që na jep mundësi më të mëdha”, deklaroi kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski.

Punimet filluan edhe zyrtarisht sot ndërsa vlera e kësaj pjese do të jetë 119 milionë euro dhe pritet të përfundohet brenda 4 viteve.
Me përfundimin e Korridorit 8 nga Shkupi në Ohër do të për rreth një orë.