Hamza Abdelkarim shënoi dy gola në miqësoren e Barcelonës ndaj Birmingham, e cila u mbyll në barazim 2-2. Anglezët fituan 3-2 nga pika e bardhë e penalltisë.

Paraqitja e 18-vjeçarit egjiptian ishte e jashtëzakonshme dhe jo më kot u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Katalanasja Mundo Deportivo beson se sulmuesi i ri egjiptian mudn të jetë një zgjidhje efikase për sulmin e Barcelonës për sezonin e ri, duke ditur vështirësitë që po hasin për transferimin e Julian Alvarez.

E përditshmja katalanase e konsideron Hamza Abdelkarim si një “diamant të papërpunuar”, i cili fare mirë mund të jetë surpriza e madhe e sezonit të ardhshëm.

Barcelona e ktheu egjiptianin këtë verë pas huazimit të Al Ahly dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë pjesë e ekipit të parë dhe do të provojë shanset e veta nën drejtimin e Hansi Flick.

The post “Një diamant i papërpunuar”, Barcelona gjen brenda shtëpisë zëvendësuesin ideal të Julian Alvarez? appeared first on Telesport.