Aventurës së Ruben Amorim në krye të stolit të Manchester United po i vjen fundi, shkarkimi i portugezit është çështje ditësh. Janë përmendur disa emra si kandidatë për të zëvendësuar Ruben Amorim te Man. United, por më i fundit që ka fituar terren mbi të tjerët është Fabian Hürzeler.
Një emër jo shumë i njohur, por amerikani 32-vjeçar po bën një punë fantastike si trajner te Brighton, drejtimin e të cilit e mori në vitin 2024 dhe tani renditet në vendin e 10-të në Premier League.
Emra të tjerë përveç Hürzeler, janë edhe Gareth Southgate, Andoni Iraola, Oliver Glasner dhe Marco Silva. Nga të gjitha këta emra të përmendur, i lirë momentalisht është ish-trajneri i Anglisë, Southgate, të tjerët janë në kontratë me klubet që drejtojnë, dhe për ta nuk do jetë aq e lehtë të marrin drejtimin e Man. United.
The post Një kandidat i ri del në skenë për të zëvendësuar Ruben Amorim, vetëm 32 vjeç appeared first on Telesport.