Pjesa e parë e vitit 2026 do të jetë shumë e rëndësishme më Ylber Ramadanin. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, hyn në muajt e fundit të marrëveshjes që ka me klubin e Leçes dhe pritet të vendosë për të ardhmen e tij.
Por sipas mediave italiane, një klauzolë në kontratë favorizon vazhdimësinë e tij te Leçe. Ramadani është kthyer përsëri një titullar fiks nën urdhrat e trajnerit Euzebio Di Françesko dhe për këtë arsye, te Leçe e shohin si një lojtar të rëndësishëm edhe për të ardhmen.
Ndaj palët pritet të ulen në tavolinën e bisedimeve për rinovimin me klubin që ka një “as nën mëngë” në këtë aspekt. Në raportimet e mediave theksohet se Leçe ka vendosur një klauzolë për zgjatjen me një tjetër vit të kontratës së Ramadanit në momentin e firmës dhe në rastin më të keq, do të aktivizojë këtë klauzolë për të mbajtur edhe një edicion futbollistin shqiptar, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për një kontratë të re afatgjatë.
The post Një klauzolë në kontratë favorizon vazhdimësinë te Leçe appeared first on Alsat.
