“Duam pastërti, duam pastërti…”.
Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski, protestat e prindërve para shkollës “Panajot Ginovski” tha se janë të ndikuara nga politika. Ai tha se në këtë shkollë nuk ka minj dhe është paraqitur vetëm një. Ai shtoi se sipas procedurave ligjore është bërë dezinfektimi i objektit të shkollës dhe nxënësit mund të vazhdojnë me mësimin.
“Nuk ka atje minj, aty është një mi i huaj, për momentin po spërkatet. Nuk duhet të zmadhohen gjërat, kur në të vërtetë nuk ka nevojë. Po është paraqitur mi, sikur në shumë vende tjera që po paraqiten, në institucione shtetërore, por nuk po bëhet politikë. Këtu provon BDI-ja paaftësinë e tyre ta shndërrojë në politikë, por nuk do të ketë sukses, veçanërisht në Butel nuk ka”, tha Darko Kostovski – kryetar i Komunës së Butelit.
I pyetur edhe për papastërtinë e tualeteve të shkollës Kostovski tha se do të punësohet edhe një punëtor i higjienës.
“Për atë jam informuar dhe është vërejtur diçka e tillë, menjëherë komuna ka reaguar. Na kanë kërkuar nga shkolla të shtojmë edhe një të punësuar për higjienë, atë do ta bëjmë, tashmë është në procedurë”, shtoi kryetar i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska për drejtoreshën e kësaj shkolle Blagorodna Sotirov, e cila nuk po përgjigjet ndaj mediave, tha se angazhimi i çdo drejtori është ta kryejë funksionin për të cilin janë vendosur. Ajo propozoi të bëhet deratizim dhe më pas aksioni ekologjik në këtë shkollë.
“Angazhimi i çdo drejtori është ta kryejnë funksionin për të cilin janë vendosur, pajtohem që bashkëpunimi është i nevojshëm me të gjitha institucionet që shkolla është e lidhur. Drejtorët janë vendosur që t’i organizojnë mësimet por edhe të gjitha aktivitetet e shkollës. Supozoj që po bëhet fjalë për atë që ka dalë në media. Unë propozoj një masë shumë të thjeshtë që quhet deratizimi, dhe pas kësaj aksion ekologjik në shkollë. Kemi marrë informacione nga mediat, e ndjekim situatën, ne kemi ndërrmarë hapat e duhur më tej”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ndryshe dje prindërit treguan raportin e Inspektoratit sanitar shëndetësor, ku qëndron se në inspektimin që kanë bërë me datë 7 prill, ku është konstatuar se higjiena është në nivel të pakënaqshëm, në shumë klasa dyshemetë dhe muret janë të papastra, shportat e mbeturinave të stërmbushura. Edhe tualetet janë me dyer dhe lavamanë të thyer e mure të shkarravitur.
