Foot Mercato raporton një lajm të bujshëm për lojtarin i cili deri para pak ditësh konsiderohej fitues absolut i Topit të Artë, por në momentet e fundit e humbi përballë Rodrit.

Fjala është për Vinicius Junior, i cili duket se ka një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite. Shteti arab ka vendosur t’i bëjë një ofertë të parefuzueshme.

Sipas Foot Mercato, bëhet fjalë për një “paketë” gjithëpërfshirëse me pagë që nuk është parë kurrë në futboll dhe me disa të drejta speciale të marketingut.

Vinicius Junior ndihet mirë te Real Madrid, por kjo ofertë mund ta tundojë.

The post “Një ofertë që nuk është parë kurrë në futboll”, Vinicius me një këmbë në Arabi? appeared first on Telesport.