“Gjatë kontrollit të H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si oficer policie në Policinë e Burgjeve, u gjetën dy pako dhe dyshohej se ai po transportonte drogë. Në vendngjarje shkuan oficerë policie nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në SPB Shkup dhe u konstatua se pakot përmbanin lëndë bimore dhe një substancë pluhur të bardhë”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Ai u ndalua dhe u mbajt në stacionin policor, dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
The post Një oficer policie është ndaluar nën dyshimin për tentativë transportimi të drogës në burgun e Idrizovës appeared first on Alsat.
