Inter ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 3-4 në transfertën ndaj Como, e luajtur në “Giuseppe Sinigaglia”. Sfidë e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Rasti i parë ishte në minutën e 35-të, aty ku u zhbllokua dhe rezultati. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe tentativës së parë të Nico Paz, goditja e të cilit u ndal nga Yann Sommer, ishte mbrojtësi anësor Alex Valle, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi me topin e gjatë të portierit Jean Butez, ishte Nivo Paz, i cili pasi depërtoi bukur në zonë, shënoi golin e dytë për Como-n.

Në minutën e fundit shtesë, Inter ngushton shifrat me golin e shënuar nga Marcus Thuram. Pas krosimit të Nicolo Barella dhe pasi fitoi duelin me belgun, Ignace Van der Brempt, Thuram dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Como-n. Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin.

Fillimisht ishte Marcus Thuram i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 49-të. Më pas protagonist bëhet Denzel Dumfries, me dy gola të shënuar, duke vulosur fitoren për zikaltrit. Në fund të kohës së rregullt, Lucas Da Cunha shënoi golin e tretë për Como-n nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ange-Yoan Bonny, brenda në zonë. Sfida mbyllet 3-4.

Pas kësaj fitoreje, Inter mban vendin e parë me 9 pikë diferencë nga Napoli i vendit të dytë, duke ecur kështu i sigurt drejt titullit. Humbja e sotme ia rëndon shumë pozitat Como-s për vendin e katërt, pasi aktualisht renditet në vendin e pestë me dy pikë më pak se Juventus.

SHIKOGOLAT

The post Një pjesë e dytë e çmendur… Inter bën përmbysjen e madhe ndaj Como dhe shkon i sigurt drejt titullit (video) appeared first on Telesport.