Inter ka fituar 5-2 ndaj Romës, në kryesfidën e javës së 31-të në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë.

Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungonte që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol.

Në minutën e 40-të, Roma do të barazonte shifrat. Pas një pasimi të Matias Soule për Devyne Rensch, holandezi kroson në zonë dhe aty Gianluca Mancini zë në befasi mbrojtjen e zikaltërve dhe dërgon me kokë topin në portën e Yann Sommer.  Në shtesën e pjesës së parë ishte Hakan Calhanoglu që gjeti rrjetën dhe kaloi Interin sërish në avantazh. Turku shënoi një gol spektakolar me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1, pjesa e dytë foli e gjitha për zikaltrit.

Në minutën e 51-të, kundërsulm i shpejtë i zikaltërve, Thuram asiston, Lautaro Martinez shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Interin. Në minutën e 55-të, Calhanoglu kroson nga këndi, Thuram shënon me kokë për 4-1.

Në minutën e 61-të, Nicolo Barella çon vetë aksionin deri në fund dhe e finalizon me gol. Në minutën e 70-të, Lorenzo Pellegrini shënon golin e dytë për Romën, me një goditje me të majtën brenda zonës.

Inter fiton 5-2, duke u rikthyer te fitorja pas 3 javësh dhe kryeson renditjen me 72 pikë. Roma mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Një pjesë e dytë e jashtëzakonshme, Inter i jep fund “thatësirës” dhe fiton bindshëm ndaj Romës (video) appeared first on Telesport.