Një pjesë e lagjes Kozle në Shkup, në komunën e Karposhit, do të mbetet pa energji elektrike për pesë orë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes, njoftoi Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë disa konsumatorë në rrugët “Kozle 2” dhe “Jurij Gagarin”.
EVN Maqedoni informon se ndërprerja është e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
The post Një pjesë e lagjes Kozle në Komunën e Karposhit, do të mbetet pa energji elektrike appeared first on Alsat.
