Në shpërthimin që ka ndodhur dje në një banesë të marrë me qira në rrugën Kosovska në Beograd, me siguri ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë derisa ka qenë duke përgatitur një mjet shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese të destinuar për likuidim, raportoi Blic.
Pritet ende konfirmimi zyrtar i identitetit, por të gjitha shërbimet policore, Agjencia për Siguri dhe Informacion dhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd janë të angazhuara në zgjidhjen e rastit.
“Informacionet operative tregojnë se bomba ishte për një trafikant droge nga Beogradi. I gjithë rrjeti i llogaritjeve kriminale që është përgatitur në kryeqytet është i lidhur me struktura mbështetëse afër grupeve kriminale”, tha një bashkëbisedues për Kurir.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë të një ndërtese në atë rrugë në Beograd. Informacioni fillestar ishte se shpërtheu një bombolë gazi.
Deri më tani nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga policia.