Krishtlindjet janë një periudhë e ngrohtë feste, ku familjet mblidhen për të ndarë momente të bukura dhe për të shkëmbyer dhurata si shenjë dashurie e mirënjohjeje. Natyrisht, simboli kryesor i kësaj feste është pema e Krishtlindjes.

Disa zgjedhin një pemë artificiale që e përdorin çdo vit, të tjerëve u pëlqen aroma dhe bukuria e një peme të vërtetë, ndërsa disa të tjerë nuk kursejnë aspak dhe shkojnë në ekstremin e luksit.

Në vitin 2010, hoteli luksoz Emirates Palace në Abu Dhabi arriti të vendoste rekordin për pemën më të shtrenjtë të Krishtlindjes në botë.

Pema që u vendos në hotelin luksoz Emirates Palace ishte pak mbi 12 metra e lartë. Vetëm kjo pemë artificiale kushtoi 10,000 dollarë!

Por, çfarë e çoi koston në miliona? Dekorimet, sigurisht!

Ajo ishte zbukuruar me fjongo argjendi dhe ari, topa klasikë zbukurues dhe drita të vogla. Këto janë dekorime të zakonshme, por ata nuk u ndalën këtu.

Pronari i një dyqani bizhuterish të quajtur “Style Gallery” solli disa nga produktet e tij për të zbukuruar pemën edhe më shumë. Në total përmbante 181 diamante, perla, smeralde, safire dhe gurë të çmuar të tjerë. Mes bizhuterive kishte varëse, ora dhe byzylykë. Kostoja e këtyre 181 copave bizhuteri u vlerësua mbi 11 milionë dollarë!

Megjithëse kjo duket e tepruar, ky hotel “me shtatë yje” ka pasur edhe më parë ide të tilla marramendëse, si për shembull një automat që shet shufra ari.

Ky rekord do të jetë i vështirë për t’u thyer, por për tani kjo mbetet pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes deri më sot!

Një pemë Krishtlindjeje Disney – 4.2 milionë dollarë

Edhe pse mund të mendoni se bëhet fjalë për pemën gjigante të Krishtlindjes që shihni kur hyni në Disneyland gjatë dimrit, nuk është ajo që po flasim!
Edhe këtë herë, Japonia është përgjegjëse për këtë pemë Krishtlindjeje.

Në distriktin luksoz Ginza në Tokio, u krijua një nga pemët më të jashtëzakonshme të Krishtlindjes.
Dhjetë artizanë punuan për dy muaj rresht për të formuar një pemë tërësisht prej ari të pastër 24 karatësh, me peshë 88 paund dhe lartësi mbi dy metra.

Pema përfshinte 50 personazhe të dashur të Disneyt dhe në majë mbante siluetën ikonike të Mickey Mouse.

Kjo kryevepër festive u vlerësua me 4.2 milionë dollarë.