Të mos harrohet dhe të mos përsëritet kurrë – ky është mesazhi në përvjetorin e parë të tragjedisë në Koçan, nga zjarri në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 63 të rinj, ndërsa më shumë se 200 persona u plagosën.

Që nga dita tragjike e 16 marsit, në heshtje dhe qetësi u dërguan mesazhe të fuqishme për ëndrrat e papërfunduara, sepse çdo emër i një fëmije është bota e dikujt. Qindra njerëz shkruan fjalë dhimbjeje dhe ngushëllimi në librat e zisë; këtë e bëri edhe udhëheqja shtetërore.

U mbajt gjithashtu edhe ngjarja përkujtimore “Dita e Kujtimit”, në nder të të rinjve që humbën jetën. Para objektit u vendosën 63 zemra të bardha me emrat dhe vitet e lindjes së të gjithë viktimave.

“Le të dëshmojë drita që të mos harrojmë. Le të flasë heshtja për dashurinë që mbetet”, porositën nga shoqata “16 Mars 2025 Koçan”, organizatore e tubimit të mbrëmshëm para “Puls”-it, ku në orën 02:32, në kohën kur ndodhi fatkeqësia, prindërit, familjarët dhe qytetarët e Koçanit ndezën qirinj.
Sot në Koçan u bë një nderim i heshtur, por i thellë për jetët e pafajshme që u shuan shumë herët.