Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën e Austin, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’32”330, duke qenë më i shpejti në pistë. 

Ai përfitoi edhe nga një aksident i George Russell (Mercedes) në limitet e kohës së lejuar, duke bërë që provat zyrtare të përfundonin nën regjimin e flamurit të verdhë, duke penguar xhiron e shpejtë të Max Verstappen.

Holandezi i Red Bull u klasifikua në vendin e dytë, ndërkohë që podiumi kompletohet me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, i treti. Vija e dytë e nisjes do të jetë e gjitha për “kokëkuqen”, pasi i katërti u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari.

Zhgënjeu në këto prova zyrtare Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, i 18-ti. Ndërkohë, në “top-10” më të shpejtët u klasifikuan Piastri (i pesti), Russell (i gjashti), Gasly (i shtati), Alonso (i teti), Magnusen (i nënti) dhe Perez (i dhjeti).

The post Norris nuk dorëzohet dhe siguron “pole position” në Austin, dy makinat Ferrari ndjekin Verstappen appeared first on Telesport.