Sezoni 2025 në tenis është drejt fundit, ndërkohë që 8 tenistët më të mirë në botë përgatiten për finalet ATP, që zhvillohen së shpejti në Torino. Mes tenistëve të kualifikuar është edhe Novak Djokovic, por prania e tij nuk është e sigurtë.

Kampioni serb, ish-numri 1 në botë dhe fitues i 24 grand slam në karrierë, foli pas fitores së tij ndaj kilianit Alejandro Tabilo në turneun e Athinës. “Nuk e di nëse do të jem në Torino për finalet ATP. Do të vendos në fund të turneut të Athinës

”, tha Djokovic.

Unë dhe ekipi im do të vendosim në momentin e fundit, pasi do të vlerësojmë shumë gjëra para se të nisem për në Itali”, shtopi tenisti serb. Mungesa Djokovic mund t’i hapë derën Lorenzo Musetti drejt finales ATP.

The post Novak Djokovic i paqartë për sezonin: Nuk e di nëse do të luaj më këtë vit appeared first on Telesport.