Antonio Conte ishte një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United, pas shkarkimit të Michael Carrick. Në fund, drejtuesit e “Djajve të Kuq” zgjodhën Mauricio Pochettino-n.

Duke folur së fundmi për “Cronache di Spogliatoio“, Conte foli për mundësinë e rikthimit në Premier League dhe hodhi poshtë zërat e fundit se drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk pëlqenin metodat e tij, ndaj zgjodhën dikë tjetër.

“Manchester United ka një histori kaq të rëndësishme, saqë, edhe nëse dikush do të kishte pasur frikë nga metodat e mia, nuk besoj se “Djajtë e Kuq” do të kishin frikë të afronin njerëz që mund të ndërtojnë diçka të rëndësishme dhe t’ju ​​rikthejnë te historia juaj.

Manchester United nuk e ka fituar Premier League prej 13 vitesh, që nga koha kur Sir Alex Ferguson ishte trajner.

Alex është dikush për të cilin kam një konsideratë shumë të lartë. Kam lexuar librin e tij dhe, kur drejtoja Chelsea-n, pata gjithashtu nderin të shkoja në shtëpinë e tij. Më duket fyese për Manchester United të dëgjoj të thuhen gjëra të tilla”, tha Conte.

The post “Nuk besoj se nuk u pëlqenin metodat e mia”, Conte reagon pas “dështimit” për të marrë drejtimin e Man. United appeared first on Telesport.