Pronari i Milan, Gerry Cardinale, ka deklaruar me vendosmëri se nuk do ta shesë kurrë klubin kuqezi, pas krijimit të një kompanie të re “holding” që synon të rrisë ndjeshëm buxhetin për transferime.

Cardinale angazhohet për një të ardhme afatgjatë me Milanin, duke hedhur poshtë çdo spekulim lidhur me një shitje të mundshme të klubit historik të Serie A. Investitori amerikan thekson se vizioni i tij për kuqezinjtë është një projekt afatgjatë, i hartuar për të rikthyer dominimin e tyre në Evropë.

“Qëllimi pas lëvizjeve të tilla është t’i ofrojmë Milanit fuqinë financiare të nevojshme për të konkurruar në tregun e transferimeve dhe për të siguruar lojtarët më të mirë në botë”, tha Cardinale në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport.

“Nuk do ta shes kurrë Milanin. Asnjëherë. Kur e bleva klubin katër vite më parë, përdora shprehjen ‘Berlusconi 2.0’ dhe askush nuk e kuptoi se çfarë doja të thoja. Ajo që përpiqesha të shpjegoja ishte se, ashtu siç Berlusconi e transformoi Milanin dhe, njëkohësisht, Serie A-në, ne duam që përmes pronësisë sonë ta çojmë klubin në një epokë të re”, shtoi Cardinale.

The post “Nuk do ta shesë kurrë”, Gerry Cardinale bën premtimin e bujshëm appeared first on Telesport.