Pavarësisht transferimeve të vazhdueshme që ka bërë për qëndrën e mbrojtjes në dy vitet e fundit, ky repart vazhdon të ketë probleme te Real Madrid. Në këtë situatë, klubi madrilen ka vendosur që tani për riblerjen e Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Como-s.

Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së qendërmbrojtësit 21-vjeçar në fund të këtij sezoni për shifrën 9-10 milionë euro. Ramon është kthyer në një lojtar kyç te Como, por edhe te Spanja U-21.

Ndryshe nga sa veproi me Nico Paz, Real Madrid duket se ka vendosur që tani për rikthimin në bazë të qendërmbrojtësit të ri spanjoll.

The post Nuk do të përsëritet “gabimi” që u bë me Nico Paz, Real Madrid ka vendosur që tani për rikthimin e mbrojtësit në shtëpi appeared first on Telesport.