Duke qenë se Mohamed Salah ka zyrtarizuar që tani largimin nga Liverpool në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit kuq po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për egjiptianin dhe emri i parë në listë është Iliman Ndiaye.
Duke dashur të mos përsërit gabimet e merkatos së verës së kaluar, ku u shpenzuan mbi 450 milionë euro, por rezultatet deri tani kanë qenë aspak të kënaqshme, Liverpool do të tregojë kujdes të madh në investimet që do të bëjë këtë verë dhe do të zgjedhë lojtarë që e njohin mirë Premier League.
I tillë është edhe Iliman Ndiaye, i cili ka treguar një formë të mirë tek Everton. Vlera në treg e senegalezit llogaritet te 50 milionë euro, por ajo që e bën të veçantë këtë rast shtë rivaliteti historik mes Everton dhe Liverpool, ku transferimet nga njëri ekip te tjetri ka qenë shumë të pakta.
The post Nuk duan që të përsëriten gabimet e të kaluarës, Liverpool ka vendosur që tani për zëvendësuesin e Salah. Luan të rivalët… appeared first on Telesport.
