Hati, influencerja e njohur nga Shqipëria ka folur për mënyrën e saj të jetesës, duke thënë se nuk bëhet jetë e mirë pa para.

Ndërkaq, në lidhje me partnerin që do ta ketë pranë, ajo tha se e do brenda standardit të saj.

“Jetë e mirë pa para nuk bëhet. Unë përderisa kam arritur këto gjëra që kam arritur, kam arritur këte ekonomi vet, minimumi, standardin tim dua ta ruaj. Nuk e dua një burrë bilioner, por minimumi brenda standardit tim”, tha ajo.

Standardi i jetës që e ka arritur përmes veprimtarisë së saj në rrjetet sociale, ka bërë që Hati mos ta ndjejë nevojën për të vazhduar shkollimin e mëtejshëm.

“Pasi mbarova gjimnazin, pushova një vit. Atë vit, ka qenë vendimi më i mirë që kam bërë. Atë vtit, kam fituar shumë”.

“Fitoja shumë para. Kjo gjë më bëri që atë një vit pushim, ta bëja 2 vite pushim e tash 3 vite pushim. S’më mbushet mendja të filloj studimet në universitet në Shqipëri”, u shpreh Hati në intervistën me Grida Dumën.

The post “Nuk e dua burrin bilioner, por brenda standardit tim”, Hati: Jetë e mirë pa para s’bëhet appeared first on Veriu.info.