Pavarësisht golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në fitoren e Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën e 1/32-ve, Zlatan Ibrahimovic nuk i kurseu aspak kritikat për kapitenin e “luzitanëve”.

“Nuk mund të presësh të fitosh një Kupë Bote me një sulmues 41-vjeçar që udhëheq sulmin. Dikush tjetër si Gonçalo Ramos hyn dhe shënon dhe tregon që e meriton të jetë titullar.

Nuk ka më të bëjë me performancën apo lidershipin. Është egoja që e mban ekipin prapa. Në një farë mënyre, Portugalia është një rob i kësaj situate”, tha Ibrahimovic në Fox Sports, ku është në rolin e opinionistit për Kupën e Botës.

Kujtojmë që Portugalia do të ndeshjet me Spanjën të martën në mbrëmje në raundin e 1/16-ve.

The post “Nuk e fiton dot Kupën e Botës me një 41-vjeçar”, Ibrahimovic nuk i kursen kritikat ndaj Ronaldos appeared first on Telesport.