Luciano Spalletti ka qenë i detyruar për shkak të situatës me dëmtimet për aktivizimin e Teun Koopmeiners në javët e para të kamp[ionatit, por mesfushori holandez nuk e ka bindur aspak trajnerin e bardhezinjve.

Pavarësisht se ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, gjëja që ka mërzitur më shumë drejtuesit e klubit bardhezi është qëndrimi i tij në fushë dhe ndjesia se ai ende nuk e ka marrë Juventusin mbi supe, bën të ditur Gazzetta dello Sport.

Në këtë situatë, largimi i tij nga Juventus gjatë merkatos së janarit është shumë i mundshëm që të ndodhë. Në verë, Besiktas dhe disa klube arabe ishin të interesuara për një transferim përfundimtar, ndërsa Galatasaray, Manchester United, Monaco dhe Neëcastle insistonin për një huazim të thjeshtë.

Juventus pagoi 60 milionë euro për Koopmeiners tek Atalanta në vitin 2024, por holandezi kurrë nuk e ka justifikuar këtë shifër. Në rast të një largimi përfundimtar gjatë muajit janar, për të shmangur një humbje kapitale, do të kërkohet një shitje për një shumë jo më të vogël se rreth 26 milionë euro.

The post Nuk e ka bindur aspak Spalletti-n, 60 milionë euroshi i Juventusit do të përfundojë në merkato në janar appeared first on Telesport.