Casemiro ka dhënë një intervistë shumë argëtuese dhe interesante për gazetën spanjolle “AS”, ku mes të tjerash ka zbuluar disa detaje unike për legjendën Luka Modric.
“Do t’ju them diçka që nuk e kam thënë kurrë më parë. Pas finales së Champions 2016 në Milano, ne po festonim në dhomat e zhveshjes, kur Luka erdhi dhe tha se duhej të fitonim edhe dy Champions të tjera”.
Ne qeshëm dhe i thamë se e kishim fituar edhe para dy vitesh. Pra, nuk duhej ta tepronte. Luka na u përgjigj: “Jo, jo. Ne duhet të përfitojmë nga një ekip kaq i madh dhe të bëjmë histori duke fituar të paktën edhe dy të tjera radhazi”.
Casemiro shtoi: “Dhe kështu ndodhi. Luka e dinte”. E jashtëzakonshme sesi lojtarët e mëdhenj dinë të lexojnë momentin, kapacitetin e skuadrës dhe të motivojnë shokët e skuadrës.
The post “Nuk e kam thënë kurrë më parë, por Modric parashikoi gjithë fatin e Real Madridit” appeared first on Telesport.
