Fitorja 5-2 ndaj Ipswish në Premier League ka rikthyer qetësinë te Manchester United, që e nisi kampionatin me një humbje. “Nuk duhet të rrëmbehemi, është vetëm një fitore. Pas atij starti zhgënjyes u rikthyem aty ku donim, por ka ende gjëra në të cilat mund të përmirësohemi”, tha trajneri Michael Carrick.
“Nuk e kemi arritur ende, ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe po përgatitemi për javën tjetër.Ajo që më pëlqeu ishte se luajtëm futboll vërtet të mirë. Ishim në një pozicion sfidues për të humbur një gol. Gjëja më e madhe ishte mentaliteti i djemve për të kapërcyer pengesat”, shtoi më tej Carrick.
“Është e lehtë të shikosh rezultatin pas një fitoreje 5-2 dhe të thuash një performancë fantastike dhe disa gola të shkëlqyer, por mentaliteti, kokëfortësia dhe besimi i djemve më kënaqën vërtet. Për momentin, grupi është në një gjendje të mirë dhe ata duan të luftojnë për njëri-tjetrin, gjë që është e rëndësishme”
The post “Nuk e kemi arritur ende asgjë, por duhet mentalitet fituesi në çdo ndeshje” appeared first on Telesport.
