Rafa Benitez këmbëngul se ai nuk u detyrua të largohej nga Real Madrid nga Cristiano Ronaldo.

Duke folur për MBC Masr 2, Benitez kujtoi: “Nuk është e vërtetë që u largova nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh, ai është një lojtar i madh dhe një fenomen.

“Unë u largova për disa çështje të brendshme në klub, por ato nuk kishin të bënin me Ronaldon”.

Benitez ka diskutuar edhe për asin e Liverpool-it, Mohamed Salah.

Ai tha: “Ai bën diferencën në çdo ndeshje.

“Kur një lojtar kujdeset për veten dhe vazhdon të performojë në këtë nivel, mosha nuk ka rëndësi. Sigurisht, Salah e meriton të fitojë Topin e Artë. Pse jo?”.

I pyetur për shanset e Real Madridit për një përmbysje kundër Arsenal-it, Benitez tha:

“Një përmbysje e Real Madrid kundër Arsenal-it do të jetë e vështirë sepse skuadra angleze është e fortë.

“Edhe pse Bernabeu është një gjë tjetër, nëse anglezët shënojnë një gol, gjithçka do të bëhet më e ndërlikuar. Por thellë brenda vetes, shpresoj që Real Madridi të fitojë dhe të kualifikohet”.

The post “Nuk ishte faji i Ronaldo-s”, Benitez: Ja pse u largova nga Real Madrid appeared first on Telesport.