Xabi Alonso zbulon planin për të patur njëkohësisht në fushe si Morgan Rogers ashtu dhe Cole Palmer. Trajneri spanjoll ka këmbëngulur se dy yjet angleze mund të luajnë së bashku në të njëjtin ekip te Chelsea këtë sezon.

Blutë thyen rekordin britanik të transferimeve për të marrë Rogers nga Aston Villa për 117 milionë stërlina muajin e kaluar. Rogers dhe Palmer erdhën nga formacioni i të rinjve te Manchester City dhe janë miq të ngushtë.

Të dy mund të jenë nr.10, të dy mund të jenë nr.8 ose anësorë. Nuk ka të bëjë vetëm me një pozicion, ka të bëjë me dinamizmin. Që ata të kuptojnë dhe të lidhen mirë me njëri-tjetrin“, tha trajneri Xabi Alonso.

Duhet të kesh besim, duhet të dish që sistemi funksionon, që po e shijon lojën tënde dhe që ke përgjegjësitë e tua. Cole është një lojtar i veçantë. Nëse duam të kemi një Chelsea të shkëlqyer, duhet të kemi një Cole të shkëlqyer

”, shtoi Alonso

Më te, spanjolli komentoi: “Për këtë, duhet të ndërtojmë një strukturë të fortë, të qëndrueshme për ta arritur atë në vendet dhe momentet e duhura. Pastaj, ai do të bëjë diferencën.”

The post “Nuk ka dualizma, ata të dy mund të luajnë së bashku te Chelsea, rëndësi ka dinamizmi në fushë” appeared first on Telesport.