Bologna-Inter shkon me penallti! Pas 95 minutash betejë, nuk ka fitues me lojë të rregullt në Arabinë Saudite. Tani, goditjet e 11-të metëreshave.
Pjesa e pare – Goli i pësuar pothuajse menjëherë, falë një gabimi të lojtarit të tyre kyç, mund të kishte goditur këdo, por Bologna nuk e bëri. Pasi Interi kaloi ne epërsi 1-0 falë Marcus Thuram, skuadra e Italianos nuk u tremb dhe u riorganizuan duke fituar terren.
Një gabim naiv i Yann Bisseck çoi në një penallti të shndërruar në gol nga Riccardo Orsolini i zakonshëm pas revizionit me VAR (prekje me dore brenda zone).
Një pjesë e parë e shkëlqyer, ku Interi, pasi kishte kaluar ne avantazh, lulëzoi kryesisht me shpërthime energjie, të përmbajtura mirë nga intensiteti i lojtarëve të Vincenzo Italianos, qe humbi Bernardeschin per nje renie te keqe me shpatull (i zevendesuar nga Rowe)
Pjesa e dyte – Pjesa e dyte ishte edhe me e bukur dhe me raste. Si Interi, ashtu edhe Bologna, provuan deri në fund të fitonin ndeshjen duke shpërdoruar raste por edhe duke sprovuar dy portierët, Martinez te Interi dhe Ravaglia te Bologna.
Interi kërkoi dhe fitoi një penallti me Bonny që u pengua nga Heggen brenda zone por pas thirrjes në VAR, arbitri Chiffi hoqi penalltinë pasi sipas tij sulmuesi zikaltër ndryshoi trajektoren duke shkuar ai të bënte kontaktin me mbrojtësin kundërshtar dhe jo e kundërta.
Në fund, Martinez bëri një superpritje ndaj Fabian, me një goditje brenda zone, teksa zikaltërit gjithashtu në dy tre momente gabuan shënjestrën në zonën e Bolognas me kokë dhe me këmbë.
The post Nuk ka fitues 90′, Bologna-Inter vendoset me penallti (VIDEO) appeared first on Telesport.
