I grumbulluar me Spanjën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Josep Martinez ka folur edhe për golat që ka pësuar tek Inter këtë sezon, ku ai është titullari i portës.
“Po bëjmë mirë, por është e rëndësishme të theksojmë atë që nuk po e bëjmë siç duhet, veçanërisht në fazën mbrojtëse: po pësojmë shumë gola. Është e lehtë të drejtosh gishtin te portieri, por ne jemi një skuadër dhe të gjithë, nga i pari te i fundit, duhet ta rrisim nivelin tonë. Besoj se do t’ia dalim, sepse nëse kemi një karakteristikë, ajo është se jemi gjithmonë të uritur për sukses. Duam gjithmonë të fitojmë, të përmirësohemi dhe të shtojmë diçka të re në çdo ndeshje, në mënyrë që të arrijmë formën më të mirë në momentet vendimtare të sezon”, tha fillimisht Martinez në intervistën për Gazzetta dello Sport.
“Gabimet? I marr gjërat ashtu siç vijnë, qoftë për mirë apo për keq. Kushdo mund të gabojë; e rëndësishme është ta analizosh gabimin për të shmangur përsëritjen e tij, nuk ka rrugë tjetër. Nuk duhet të tregosh me gisht dikë kur gabon, sepse kjo është pjesë e futbollit. Më ka ndodhur mua, mund t’i ndodhë edhe dikujt tjetër. Në një skuadër si Interi, gjëja kryesore është të qëndrojmë të bashkuar dhe, nëse dikush ka një ditë të keqe, të përpiqemi ta ndihmojmë”, shtoi Martinez.
The post “Nuk ka rrugë tjetër”, Josep Martinez për golat e pësuar nga Inter këtë sezon: Nuk është vetëm faji i portierit appeared first on Telesport.
