Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njoftojnë se deri në ora 07:00 në Maqedoni janë evidentuar gjithsej 23 zjarre në hapësira të hapura. Për momentin siç bëjnë të ditur nga QMK nuk ka zjarre aktive.

Njofton i plotë i nga QMK:

Më 03/04.09.2025, deri në orën 07:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë evidentuar gjithsej 23 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave aktive nuk ka, nën kontroll është 1 zjarr dhe 22 janë të shuara.

ZJARRET AKTIVE: /

NË KONTROLL: 1

1.Komuna Gevgjeli: në malet e Kozhufit (zjarr në teren të ulët);

ZJARRET E SHUARA: 22

1.Komuna Ilinden: fsh. Kadino (bimësi e ulët dhe me kashtë);

2.Komuna Gazi Babë: deponia Vardarishte (deponi mbeturinash);

3.Komuna Kërçovë 1: fsh. Cer (vegjetacion i ulët );

4.Komuna Kërçovë 2: fshatrat Popovjan dhe Arangell (kashtë);

5.Komuna Kërçovë 3: fsh. Biçincë (mbeturina);

6.Komuna Strugë: fsh. Belicë е poshtme (vegjetacion i ulët);

7.Komuna Tetovë: Pallma Moll (vegjetacion i ulët);

8.Komuna Gostivar 1: fshati Debreshtë (vegjetacion i ulët);

9.Komuna Gostivar 2: fshati Çegran (vegjetacion i ulët);

10.Komuna Gostivar 3: fsh. Çegran (vegjetacion i ulët);

11.Komuna Gostivar 4: lagjja Zona e 6-të (vegjetacion i ulët);

12.Komuna Krivogashtanë: fsh. Sllavej (vegjetacion i ulët);

13.Komuna Prilep: fsh: Lagovë (vegjetacion i ulët);

14.Komuna Likovë: fsh. Ropalcë (kashtë);

15.Komuna Kumanovë: autostrada drejt Pikës Kufitare Tabanovcë (vegjetacion i ulët);

16.Komuna Staro Nagoriçan 1: fshati Mllado Nagoriçanë (mbeturina);

17.Komuna Staro Nagoriçan 2: fshati Suv Orah (vegjetacion i ulët).

18.Komuna Zelenikovë: fsh. Oroshan (mbeturina);

19.Komuna Likovë: fshati Nikushtak (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët).

20.Komuna Dollnen: fshatrat Ropotovë dhe Rillovë (pyll i përzier);

21.Komuna Dollnen: fsh. Dollgaec dhe fsh. Strovijë (vegjetacion i ulët);

22.Komuna Mak. Brod: zona multifunksionale Jasen (pyll i përzier).