Me mbërritjen te PSG në vitin 2023, Gonçalo Ramos e gjeti menjëherë veten përballë konkurrencës së nivelit të lartë. Si pjesë e një skuadre të talentuar, sulmuesi portugez shpesh luante rolin e një zëvendësuesi, por roli i tij nuk shkaktoi kurrë polemika.
Pavarësisht thashethemeve për transferim e tij, se ai ishte afër largimit, qendërsulmuesi (i lidhur me klubin parizien deri në vitin 2028) i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi menaxhimin e pozicionit të tij dhe konkurrencën brenda klubit, si në Paris ashtu edhe me ekipin kombëtar.
Në një intervistë me gazetën “Record”, Ramos theksoi aftësinë e tij për të lënë gjurmë edhe nga stoli: “Unë gjithmonë mund të kontribuoj, gjithmonë ka qenë kështu. Në ekipin kombëtar, Cristiano Ronaldo nuk ka nevojë për prezantim”.
“Edhe në vitin tim të parë te PSG, ishte Mbappé. Sot, është Ousmane Dembélé, ai gjithashtu nuk ka nevojë për prezantim”, shtoi portugezi.
“Pavarësisht këtij niveli të përsosmërisë, unë mund të bëj diferencën, të jem vendimtar dhe të ndihmoj ekipin. Kjo tregon mentalitetin tim, qëndrueshmërinë time dhe cilësitë e mia“, deklaroi Goncalo Ramos.
The post “Nuk kam ngritur kurrë zërin edhe pse jam shpesh në stol, e di që mund të bëj diferencën sa herë që luaj” appeared first on Telesport.
