Pavarësisht humbjes 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit, të luajtur në “Camp Nou”, te Barcelona nuk janë dorëzuar ende dhe kanë shpresa të mëdha se mund të bëjnë përmbysjen e jashtëzakonshme në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico-s.

Pas fitores ndaj Espanyol në La Liga dhe diferencës prej 9 pikësh nga Real Madrid i vendit të dytë, Barcelona do të jetë totalisht e fokusuar te sfida e të martës, e cila do të luhet në “Metropolitano”.

Në përfundim të derbit katalanas, i pyetur për shanset që ka Barcelona për të bërë përmbysjen ndaj Atletico-s, Hansi Flick tregon çfarë i duhet ekipit të tij për të siguruar gjysmëfinalen e Champions League, të martën në mbrëmje.

“Nuk kemi nevojë për një mrekulli të martën ndaj Atletico-s. Na duhet ndeshja jonë perfekte dhe mund ta bëjmë”, tha Flick.

The post “Nuk kemi nevojë për një mrekulli të martën, por për diçka tjetër…”, Hansi Flick e di si mundet Atletico appeared first on Telesport.