Sulmuesi austriak i Inter, Marko Arnautovic, shënoi një gol të rëndësishëm dje kundër Udinese, në fitoren 2-0 që skuadra zikaltër arriti në Kupën e Italisë.

Një gol që është një sinjal se lojtari nuk ka ndërmend të largohet në merkaton e janarit. Arnautovic, 35 vjeç, ka një kontratë me Inter që skadon në fund të këtij sezoni.

Lojtari ka hedhur poshtë zërat për një lamtumirë në janar: “Nuk ka qenë një periudhë e lehtë në javët e fundit, madje edhe në jetën time private”.

Kam një kontratë me Inter deri në fund të sezonit dhe dua ta respektoj. Dua të jap gjithçka për këtë ekip, sepse të gjithë e dinë që unë e dua atë“, tha Arnautovic, që ka realizuar dy gola këtë sezon.

The post “Nuk largohem në janar, kam një kontratë me Inter dhe do ta respektoj deri në fund të sezonit” appeared first on Telesport.