Juventus barazoi dje në transfertë 1-1 ndaj Fiorentinës, për javën e 12-të në Serie A. Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim, duke habitur jo pak tifozët.
Gazetari italian, Dario Pellegrini, shkruan në rrjetet e tij sociale, se Zhegrova u dënua nga Luciano Spalletti për një situatë të ndodhur para pak fillimit të ndeshjes.
Në momentin kur kishte dalë për nxehje para ndeshjes, ndodhi një incident mes tifozëve vendas dhe Zhegrovës, ky i fundit nuk i priti mirë vërshëllimat e tyre dhe iu kundërpërgjigj duke bërë një gjest aspak të hijshëm. Dhe për këtë arsye, sipas gazetarit në fjalë, Spalletti e ka qortuar dhe e ka quajtur reagimin e Zhegrovës të papranueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Zhegrova u dënua duke mos marrë asnjë minutë ndaj Fiorentinës.
The post Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes appeared first on Telesport.
