Sipas ‘Sky Sports News’, Malo Gusto po shqyrton të ardhmen e tij te Chelsea, në prag të merkatos së janarit. Edhe pse në Nations League ishte titullar me Francën në ndeshjen ndaj Italisë ai nuk ka qenë pjesë e formacionit titullar në Premier League prej dy muajsh.
Fundjavën e kaluar, 23-vjeçari regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në nivelin më të lartë të futbollit me fanellën e klubit.
Pavarësisht mungesës së kapitenit të dëmtuar Reece James, në javët e fundit, për pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ku luan zakonisht Gusto, janë preferuar lojtarë si Josh Acheampong dhe Marco Palestra.
Verën e kaluar, Chelsea e vlerësonte Guston me 75 milionë paund. Ai u transferua nga Lyon në vitin 2023 për shumën e 26.3 milionë paundëve.
The post Nuk luan titullar prej më shumë se dy muajsh, francezi po shqyrton të ardhmen e tij te Chelsea appeared first on Telesport.
