Borussia Dortmund pati një kualifikim mes drithërimash dje në Kupën e Gjermanisë, kur fitoi vetëm falë penalltive ndaj Eintracht Frankfurt (1-1 koha e rregullt). Ai që po zhgënjen javët e fundit është sulmuesi Serhou Guirassy, që duket se ka harruar rrugën e rrjetës.

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, theksoi rëndësinë e lojtarit për ekipin, që nuk e ka gjetur rrjetën që nga 1 tetori në Ligën e Kampionëve. “E shoh që Serhou Guirassy nuk po shënon për momentin, por ende e shoh sa shumë po punon. E shoh që ai jep gjithçka në fushë

”, tha Kovac.

Ai është i përfshirë në aksionet sulmuese që çojnë në gola. Dhe ndonjëherë ndodh në jetën e një sulmuesi që ai të mos shënojë rregullisht pavarësisht se këtë gjë e ka bërë më parë. E kam thënë vazhdimisht dhe i qëndroj besnik kësaj: Ai është shumë, shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Kovac.

Më tej, trajneri kroat tha: “Ai është lideri i sulmit tonë, kështu që ai është personi që fillon gjithçka në sulm, si në lojën me top ashtu edhe pa top. Kjo është arsyeja pse e mbështes. Serhou mund të kalojë një rënie në shënimin e golave ​​në çdo moment por ai është dhe mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne”.

The post Nuk po shënon prej një muaji, Kovac mbështetet sulmuesin: Ai mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne appeared first on Telesport.