Arlinda, Nicci dhe Antoneta janë tri banorët e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar befasinë e sotme.
Ai ka treguar se Vëllai i Madh ua ka hapur derën e shtëpisë tri banorët, të cilat iu janë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese të parashtruara përmes WhatsApp-it.
Por surprizat nuk përfundojnë me kaq.
Hamiti ka paralajmëruar se nesër, në Prime-n e parë, përmes një spektakli të jashtëzakonshëm, do të prezantohen edhe banorë të tjerë, ndërsa do të nisë edhe loja e vërtetë.

The post Nuk u futën rastësisht sonte, zbulohen pyetjet që iu hapën derën tre banorëve të parë të BBVK (VIDEO) appeared first on Veriu.info.
