Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), dr. Marija Andonovska, informoi sot se tashmë për dy javë radhazi po shënohet ulje e numrit të të sëmurëve nga gripi. Edhe pse shifrat kanë rënë për 17,2% krahasuar me javën e kaluar, dr. Andonovska paralajmëron se është ende herët për t’u relaksuar, pasi sezonin e kaluar virusi pati dy pika kulmore.

Deri më tani, gjatë këtij sezoni janë regjistruar zyrtarisht tre raste vdekjeje të lidhura me komplikime nga gripi.

“Ndërkohë, kjo mund të jetë pika e parë, por mund të jetë edhe e fundit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë rritje të re. Aktualisht kemi një intensitet mesatar të aktivitetit të virusit”, theksoi Andonovska.

The post Numri i të prekurve nga gripi është në rënie, por ISHP paralajmëron – është e mundur të na presë një valë e dytë appeared first on Alsat.